Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka prit sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad.
Siç njofton kumtesa nga presidenca, Thaçi ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për punën e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në të gjitha fushat.
“Me projekte dhe investime konkrete, Norvegjia ka ndihmuar Kosovën në forcimin e institucioneve, subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Nga ana tjetër, ambasadori i Norvegjisë, thuhet në kumtesën nga presidenca, Per Strand Sjaastad ka theksuar se Norvegjia edhe më tutje do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, duke rritur shkëmbimin në të gjitha fushat.
Në fund, presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për kontributin në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke i uruar suksese në postin e tij të ardhshëm.
-
Haradinaj thotë se Kosova ka vullnet të thellojë bashkëpunimet me Norvegjinë
-
Thaçi pranon kredencialet nga ambasadori i ri i Norvegjisë në Kosovë
-
“Norvegjia do të jetë përkrahëse e sinqertë e Kosovës”
-
Mustafa pret në takim lamtumirës ambasadorin norvegjez, Sjaastad
-
Norvegjia përshëndet vendimin e Kosovës për t’i strehuar refugjatët afganë