Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Norvegjia përshëndet vendimin e Kosovës për t’i strehuar refugjatët afganë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një takim me ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl ka biseduar lidhur me situatën me COVID-19 duke e falënderuar edhe për ndihmën në menaxhimin e pandemisë dhe ngritjen e kapaciteteve për politikbërje efikase.

Bëhet e ditur në një njoftim për media se Osmani ka vlerësuar mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, e cila nëpërmjet një Memorandumi të Mirëkuptimit do t’i ofrojë Zyrës së Presidentes, ekspertizë në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë, si dhe fushat e tjera, varësisht nga nevoja.

Gjatë takimit, Osmani dhe ambasadori i Norvegjisë Grøndahl diskutuan për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për qytetarët afganë, përfshirë edhe familjet e tyre. Teksa, ambasadori Grøndahl shprehu vlerësimin e Mbretërisë së Norvegjisë për vendimin e Republikës së Kosovës për të ofruar strehim për qytetarët afganë.