Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa pret në takim lamtumirës ambasadorin norvegjez, Sjaastad

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një takim lamtumirës ka mirëpritur ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Sipas njoftimit për media të LDK-së, gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend, zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhjet e brendshme të LDK-së.

“Kryetari Mustafa e falënderoi ambasadorin Sjaastad për përkushtimin dhe angazhimin e tij në zhvillimin e Kosovës dhe Norvegjinë për mbështetjen që i ka dhënë vendit”, thuhet në njoftim.

“Ambasadori Sjaastad falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet zhvillimor”, thuhet më tej në njoftimin e LDK-së.