Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet nga ambasadori i ri i Norvegjisë për Kosovë, Ambasadori Jens Erik Grondahl.
Sipas njoftimit për media, bëhet e ditur se Thaçi ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës.
“Jemi mirënjohës për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale por edhe për përkrahjen që Norvegjia i jep Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë”, ka thënë Thaçi.
Ambasadori Grondahl në dorëzimin e letrave kredenciale të tij, u shpreh se do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.
Presidenti Thaçi shtoi se Norvegjia ka qenë aktore në të gjitha proceset e rëndësishme në të cilat ka kaluar Kosova dhe se pret që Norvegjia ta përkrahë edhe në përballjen me sfidat që Kosova ka sot përpara.
-
Thaçi pranon kredencialet nga ambasadori i Belgjikës, Frederic Maurice
-
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri hungarez, Jozsef Bencze
-
Ambasadori zviceran ia dorëzon kredencialet presidentit Thaçi
-
Presidenti Thaçi pranoi kredencialet e ambasadores së re të Letonisë
-
Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Danimarkës