Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet e ambasadores së Republikës së Letonisë, Gunta Pastore, ambasadore jo-rezidente për Kosovën.
Duke e uruar për punën, presidenti Thaçi i ka shprehur ambasadores së re falënderimet dhe mirënjohjen e institucioneve të Republikës së Kosovës për përkrahjen e Letonisë.
“Jemi mirënjohës për përkrahjen, qoftë në raporte bilaterale, qoftë duke vepruar në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “Kosova dëshiron të mësojë sa më shumë nga përvoja e Letonisë”.
Ambasadorja Pastore u shpreh e gëzuar me mundësinë e re të bashkëpunimit dhe shtoi se Letonia e përkrah Kosovën në rrugën e saj për integrime euroatlantike.
-
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri hungarez, Jozsef Bencze
-
Ambasadori zviceran ia dorëzon kredencialet presidentit Thaçi
-
Thaçi pranon kredencialet e ambasadorit të ri të Italisë, Nicola Orlando
-
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Kroacisë
-
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Francës