Arbëri

Tetore Olloni zgjidhet kryesuese e Bordit Drejtues të SHSKUK-së

QKUK

Tetore Olloni është zgjedhur kryesuese e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. 

Olloni është zgjedhur nga Bordi Drejtues si kryesuese me 5 vota për, është njoftuar nga SHSKUK. 

“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHSKUK-së, në mbledhjen e mbajtur më 25.09.2025, konform dispozitave ligjore, dhe parimit të rotacionit, me 5 vota për, ka zgjedhur Kryesuese të Bordit Drejtues Dr. Tetore Olloni - Përfaqësuese e Qendrës Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës. Me këtë rast, Bordi Drejtues i ShSKUK-së ka vlerësuar dhe falënderuar për kontributin e dhënë ish-Kryesuesin, Dr. Dren Boshnjaku. Në fjalën e saj, Kryesuesja Dr. Olloni falënderoi anëtarët e Bordit për besimin e dhënë dhe premtoi angazhim maksimal në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara nga SHSKUK”, ka njoftuar SHSKUK. 

Bordi Drejtues i SHSKUK-së tash ka këtë përbërje: Dr. Tetore Olloni – kryesuese, Dr. Dren Boshnjaku – anëtar, Dr. Rrezarta Bajrami - anëtare, Dr. Ismet Ramadani – anëtar, Dr. Vjollca Kadolli - anëtare, Dr. Besa Balidemaj - anëtare.