Faik Shatri është zgjedhur kryesues i Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
SHSKUK ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur të martën, Shatri me 6 vota pro u zgjodh kryesues, në mandat njëvjeçar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), në mbledhjen e mbajtur më 26.05.2026, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, me 6 vota për, në mandat 1 vjeçar ka zgjedhur Kryesues të Bordit Drejtues, Dr. Faik Shatrin. Me këtë rast, Bordi Drejtues shprehu mirënjohje dhe falënderim për kontributin dhe angazhimin e Bordit Drejtues të mandatit paraprak në zhvillimin dhe funksionimin e SHSKUK-së. Kryesuesi i sapozgjedhur, Dr. Faik Shatri, falënderoi anëtarët e Bordit Drejtues për besimin e dhënë dhe u zotua për angazhim maksimal në avancimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe forcimin e rolit të SHSKUK-së në sistemin shëndetësor të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar SHSKUK.
E SHSKUK, ka thënë se duke u bazuar në vendimin e Qeverisë të datës 30 prill, ka formuar Bordin Drejtues.