Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se pas vërshimeve të premten ka mbledhur Shtabin Emergjent Komunal.
Ai ka thënë se kanë formuar tetë komisione të cilat do të dalin në të rren dhe do të bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
“Sot thirra në takim të përbashkët Shtabin Emergjent Komunal të përbërë nga drejtor të drejtorive, komandantin e Policisë së Kosovës në Istog, FSK-në dhe zjarrfikësit, ku diskutuam lidhur me situatën e krijuar në vend si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe u konstatua se gjendja aktuale është e menagjueshme. Tetë komisione të formuara sot, nga ky moment do të dalin në teren që të bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë familjare, biznese dhe në bujqësi”, ka shkruar Ferati në Facebook.
-
Ferati: Dëme të konsiderueshme nga vërshimet në Istog, ekipet janë në terren
-
Situatë e rënduar nga vërshimet në Istog, dëme të shumta
-
Mbi 300 kërkesa për kompensim të të mbjellave në Istog
-
Breshri shkakton dëme në Istog, Muja dhe Ferati premtojnë mbështetje për fermerët
-
Komunat nisin vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet