Arbëri

Ferati: Dëme të konsiderueshme nga vërshimet në Istog, ekipet janë në terren

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, njoftoi se ekipet emergjente janë në terren për parandalimin dhe sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e shiut.

Ai shkroi në Facebook të enjten mbrëma se pos Forcës së Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësve, Policisë, e Hidrodrinit, janë angazhuar edhe firma private për ndërhyrje të nevojshme.

Sipas Feratit, dëmet janë të konsiderueshme në shumë lokalitete të Istogut.

“Duke filluar nga mëngjesi i ditës së sotme jemi në teren, me mjetet që kemi në dispozicion si Komunë dhe bashkë me FSK-në, Zjarrfikësit, Policinë, Hidrodrinin, Drinin e Bardhë, e firmat private të Istogut jemi duke bërë ndërhyrjet e nevojshme në lokalitetet ku kemi gjendje të rënduar të vërshimeve. Dua të iu siguroj të gjithëve që ekipet tona emergjente do të jenë në teren në vazhdimësi për të ndërhyrë në zonat kritike dhe për të parandaluar e sanuar dëmet deri në uljen e të reshurave dhe normalizimit të situatës”, shkroi kreu i Istogut.