Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Istog, Abedin Kabashi, deklaroi se situata është alarmante, për shkak të vërshimeve të mëdha.
Ai i tha KOHËS të dielën se disa fshatra janë më të prekura dhe rreth 30 kompani janë mobilizuar.
"Situata në Istog është alarmante. Rreth 30 kompani private janë angazhuar për shkak të vërshimeve. Gjendje më e rëndë është në fshatrat Gurrakoc, Prigodë, Tomoc. Ekipet janë në terren. Disa shtëpi pranë qendrës së Istogut janë dëmtuar nga të reshurat. Vërshimet dhe të reshurat kanë nisur që nga mbrëmë", deklaroi Kabashi.
Artikuj të ngjashëm
-
Ferati: Dëme të konsiderueshme nga vërshimet në Istog, ekipet janë në terren
-
Evokuohen disa familje në Gjakovë
-
Në Shtime u shpall gjendje emergjente shkaku i përmbytjeve, gjendje e rënduar u raportua edhe në disa komuna
-
Përhapen zjarret në disa komuna, cilësohet situatë alarmante
-
IHMK: Situata është jostabile, reshjet me intensitet të lartë pritet të vazhdojnë