Tetë deputetë opozitar nuk janë lejuar të hyjnë në kryesinë e Kuvendit për shkak të përjashtimit nga sekretariati i etikës. Ata janë ndaluar nga Garda e Republikës që të hyjnë në kryesinë e Kuvendit.
Punonjës të shumtë të Gardës së Republikës ndodhen në vendngjarje, pasi kanë marrë urdhër të mos lejojnë deputetët të hyjnë në mbledhjen në të cilën do të diskutohet për Projektbuxhetin e vitit 2024.
Deputetët qëndrojnë jashtë kryesisë së Kuvendit, në përpjekje për të hyrë. Ata qëndrojnë pas kangjellave të portës së Kryesisë duke u përpjekur të hyjnë.
Ndërkaq, Noka ka kapërcyer kangjellat dhe ka hyrë në oborrin e Kuvendit./TCH
Artikuj të ngjashëm
-
Deputetët e opozitës në Shqipëri përplasen me gardën në hyrjen e Kuvendit
-
Kuvendi i Shqipërisë “në zjarr”, protesta jashtë e tensione brenda
-
Sërish përplasje para Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve të PD-së e Gardës
-
Opozita në Shqipëri shkakton sërish trazira para Kuvendit
-
Kaos para Kuvendit të Shqipërisë