Mijëra nxënës po i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë të premten në Kosovë.
Qysh me nisjen e këtij testi ka nisur edhe shpërndarja nëpër rrjete sociale. KOHA ka parë një prej grupeve të tilla i krijuar në Viber e që numëron mbi 2770 anëtarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mars të këtij viti, prindërit përmes një pyetësori patën kërkuar që Testi i Arritshmërisë, të cilit i nënshtron çdo vit nxënës të klasave të nënta, të largohet tërësisht me arsyetimin se u shkakton ngarkesë nxënësve.
Ministria e Arsimit pati njoftuar se po e shqyrton kërkesën, por nuk ka pasur ndonjë vendim mbi të.
Vitin e kaluar këtij testimi i janë nënshtruar rreth 24 mmijë nxënës, ndërsa sivjet janë një mijë më pak.
Gjashtë ditë më parë u mbajt Provimi Shtetëror i Maturës në 152 qendra testimi gjithandej Kosovës. E edhe aty, pavarësisht sanksioneve të paralajmëruara, pyetjet u fotografuan dhe u shpërndanë në grupe komunikimi në rrjetet sociale, e më pas aty u postuan edhe përgjigjet.
