Pas një varg reagimesh nga shoqëria civile, bizneset dhe qytetarët e Ferizajt, Kuvendi Komunal, të premten, me propozim të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, ka tërhequr draftrregulloren që përcakton orarin e punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera biznesore në territorin e kësaj komune, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo rregullore ka përcaktuar që dita e diel dhe ditët e festave zyrtare të jenë ditë pushimi, mirëpo ajo tashti do të ndryshohet dhe do të sillet sërish në një mbledhje tjetër të KK-së.
Zekir Bytyçi, drejtor për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Ferizajt, ka thënë se është interes i të gjitha bizneseve që kjo rregullore të harmonizohet dhe të dalë sa më mirë që është e mundur.
“Megjithëse kemi punuar shumë gjatë në këtë rregullore, pastaj i kemi mbajtur debatet publike dhe të gjitha kërkesat i kemi pranuar nga të gjitha bizneset, mirëpo pas shqetësimeve të shumë bizneseve e kemi parë që këtë rregullore ta shtrojmë për diskutim në një seancë të radhës dhe t’i inkorporojmë kërkesat e tyre.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ferizaj kërkon nga bizneset ta respektojnë rregulloren e re për të pushuar të dielën
-
Në komuna ngec zbatimi i rregullores për pushim të dielave
-
Rrjeti i OJQ-ve “Ora” kundër Rregullores për orarin e bizneseve
-
Bizneset në Ferizaj duan që e diela të jetë ditë pushimi
-
Bizneset në Ferizaj të dielën dhe festat zyrtare do ta kenë ditë pushimi