Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperatura të larta sot në Kosovë, IKSHPK-ja kërkon kujdes

nxehte

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas institutit, vranësirat lokale, në disa zona, mund të sjellin riga shiu në formë të rrebesheve afatshkurtra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 32 dhe 37°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s. Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) vazhdojnë të jenë në fuqi edhe për ditët në vijim.

Këshillohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut, si dhe përdorimi i masave mbrojtëse për lëkurën dhe sytë.