Të dielën parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24-27°C, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj IHMK rekomandon shmangien e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, sidomos nga ora 10:00 deri në 16:00.