Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Telekomi anulon konkursin e fundit për punësime

Foto: Driton Paçarada / Koha

Telekomi i Kosovës ka anuluar konkursin e fundit me të cilin parashihej punësimi i dhjetë personave, pesë zyrtarë për shitje dhe pesë teknikë.

Burimet e Kohës Ditore bëjnë të ditur se konkursi është anuluar nga Komisioni i Auditimit.

Konkursi i hapur më 9 nëntor kishte zgjuar reagime të shumta pasi ky konkurs binte në kundërshtim me vendimin paraprak të menaxhmentit të Telekomit, për ndalimin e punësimeve të reja në këtë ndërmarrje.

Pas publikimit të këtij konkursi, kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, kishte thënë se konkursi që u hap së fundmi në këtë Telekom, u bë pa dijeninë e tij.

As Istrefi, e as disa nga menaxherët e ndërmarrjes, nuk kishin treguar për Kohën Ditore se kush qëndron mbrapa këtij vendimi që ishte marrë në fundjavë.

Ky është njoftimi për anulim:

Edhe Telekomi s’respekton vendimin për ndalim të punësimeve, hap konkurs për punësime të reja Arbëri Telekomi s’respekton vendimin për ndalim të punësimeve, hap konkurs për punësime të reja

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë kandidatët se anulohet konkursi për arsye objektive për pozitat: Zyrtar i Shitjes (5) ekzekutues, Teknik (5) ekzekutues, i shpallur me datë 09.11.2019 me numër 01-6075/19

I falenderojrmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe luteni që të shikoni web faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen.