Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi ka thënë se menaxhmenti ka vendosur të ndalojë të gjitha punësimet e reja në këtë ndërmarrje publike.
“Menaxhmenti Ekzekutiv vendosi që menjëherë të ndërpriten të gjitha punësimet si dhe të ndalohen të gjitha risistemimet interne të cilat kanë efekte financiare dhe shprehen në rritje të gradave të punësuarit”, ka thënë Istrefi në një intervistë për EkonomiaOnline.
Ai ka folur edhe për një sërë masash, që sipas tij do të ndikojnë në rimëkëmbjen e ndërmarrjes.
Vendimi vjen pas disa javësh të raportimit të KTV-së për punësime masive në periudhën shkurt 2018-shkurt 2019.
Shumë prej të punësuarave të rinj janë familjarë të partive në pushtet, sidomos AAK dhe NISMA.
-
Telekomi anulon konkursin e fundit për punësime
-
Telekomi s’respekton vendimin për ndalim të punësimeve, hap konkurs për punësime të reja
-
Për dy javë u punësuan afro 100 persona në Telekom
-
Pasi iu bë vend afro 200 vetave për një muaj, ndalohen punësimet në Telekom
-
Inspektorati i jep të drejtë kryeshefit të shkarkuar, obligon Telekomin ta anulojë vendimin e Bordit