Inspektorati i Punës i ka dhënë të drejtë ankesës së kryeshefit të shkarkuar të Telekomit, Bedri Istrefi.
Në vendimin që e ka siguruar KOHA, Inspektorati i Punës i ka kërkuar Telekomit të Kosovës që ta anulojë vendimin e 25 prillit, me të cilin u shkarkua Istrefi nga pozita e kryshefit të Telekomit.
Inspektorati i ka dhënë afat prej tetë ditësh Telekomit për të zbatuar këtë vendim, në të kundërtën mund të pësojë masë të ndëshkimit me gjobë.
Vendimi është i shkallës së parë dhe Telekomi ka mundësinë që ta apelojë brenda afatit të përcaktuar.
Istrefi u shkarkua nga Bordi i përkohshëm me arsyetimin se kishte keqpërdorur pozitën. Istrefi këtë vendim të Bordit e kishte quajtur politik dhe të jashtëligjshëm.

-
Inspektori që brenda muajit ktheu në punë Istrefin e Thaçin, ka lëndë që s’i ka zgjidhur qe 7 muaj
-
Istrefi paralajmëron kallëzim penal ndaj Hajdarit, thotë se “do të dalë në punë si çdo ditë tjetër”
-
Sonte në Interaktiv, kryeshefi i shkarkuar i Telekomit, Bedri Istrefi
-
Inspektorati e rikthen në detyrën e Sekretarit të Postës, Argjend Sefën
-
Dëshmia rreth incidentit në Telekom - Istrefi tha: A e dini kush jam unë, s’më shkarkoni dot