Bedri Istrefi, kryeshefi i shkarkuar i Telekomit nga Bordi i Përkohshëm, në Interaktiv të KTV-së, tha se ende nuk e ka marrë konfirmimin për shkarkim.
“Pasi përfundova punën shkova në shtëpi, nga mediat mora njoftim. S’kam njoftim zyrtar për shkarkim. Këtë vendim në zyrat e partive politike, që është shkelje e madhe ligjore, nuk e njoh dhe nuk u bindem vendimeve të tilla politike me shkelje ligjore”, tha ai
Ai tha se do të bëjë kallëzim penal për shkelje ligjore ndaj Rozeta Hajdarit, ministres së MEPTINIS.
“Unë do të vazhdoj të dal në punë si çdo ditë tjetër”, tha ai.
Bordi i Përkohshëm ka caktuar Burbuqe Hanën ushtruese detyre të kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit.
Artikuj të ngjashëm
-
Inspektorati i jep të drejtë kryeshefit të shkarkuar, obligon Telekomin ta anulojë vendimin e Bordit
-
Dëshmia rreth incidentit në Telekom - Istrefi tha: A e dini kush jam unë, s’më shkarkoni dot
-
Dëshmia rreth incidentit në Telekom - Istrefi tha: A e dini kush jam unë, s’më shkarkoni dot
-
Istrefi: Nuk do të ketë tolerancë për ata që e dëmtuan Telekomin
-
Hana: Dje morëm goditje nga grupet para-politike që u shërbejnë atyre që ua ndalëm zhvatjen