Inspektorati i Punës ka vendosur sot që ta rikthejë në detyrën e Sekretarit të Postës, Argjend Sefën.
Sefa ishte shkarkuar nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës më 5 gusht, ndërsa ai më 17 gusht ishte ankuar në Inspektoratin e Punës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Mirëqenies Sociale.
Inspektorati ka vendosur që vendimi i Bordit të Përkohshëm ka qenë në kundërshtim me ligjin dhe Posta është e obliguar ta anulojë atë vendim.
Nga Inspektorati i Punës është thënë se në rast se nuk ekzekutohet ky vendim, atëherë do të pasojnë gjobitjet, në përputhje me ligjin,
“Duke pas parasysh mënyrën e shkarkimit tim nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të Postës së Kosovës, i cili nuk ka qenë vendim i bazuar në asnjë indikator matës të performancës ose mekanizmave të tjerë të ngjashëm, e veç këtyre mbledhja e bordit për shkarkimin tim është tentuar të bëhet medial, duke ftuar edhe Policinë, pa asnjë arsyeje! Andaj, përmes këtij e-maili dua t’ju informoj se sot me datë 14.12.2020, kam pranuar Vendimin nga Inspektoratit i Punës, përmes së cilit kërkohet të anulohet vendimi për shkarkimin tim, si dhe kthimi në pozitën e më hershme të Sekretarit/Këshilltarit të Postës së Kosovës”, është thënë nëpërmjet një e-maili nga vet Sefa.
-
Largohet përkohësisht nga puna një drejtor i Postës, dyshohet për kërcënim të kryeshefes
-
Proteston Shoqata Sindikale e Postës, kërkohet dorëheqja e Bordit të Përkohshëm
-
Në Postë caktohet niveli i ri i koeficienteve të pagave, MEA-ja kërkon anulimin
-
Inspektorati i jep të drejtë kryeshefit të shkarkuar, obligon Telekomin ta anulojë vendimin e Bordit
-
Hyrmete Mydyti emërohet kryesuese e Bordit të Drejtorëve të Postës