Arbëri

Hyrmete Mydyti emërohet kryesuese e Bordit të Drejtorëve të Postës

Hyrmete Mydyti është emëruar kryesuese e Bordit të Drejtorëve të Postës së Kosovës.

Në mbledhjen elektronike të Qeverisë të mbajtur të hënën është bërë plotësim-ndryshimi i vendimit të Qeverisë të 26 janarit të vitit 2022, kur ishte emëruar Bordi i Drejtorëve të Postës.

Në atë vendim kryesues ishte emëruar Fadil Bejta, ndërsa anëtarë Hyrmet Mydyti, Safije Beseni e Sebahate Krasniqi, Visar Nura e Gëzim Paci.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 184-të me radhë, kësaj radhe në mënyrë elektronike, në të cilën ka: ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022 për emërimin e drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore Posta e Kosovës Sh. A., sipas të cilit në vend të z. Fadil Bejta, kryesuese e bordit të drejtorëve emërohet znj. Hyrmete Mydyti”, thuhet në vendimin.

Po ashtu në mbledhje është miratuar edhe programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026.