Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të verbrit thonë se do të hyjnë në grevë nëse nuk u plotësohen kërkesat

Iniciativa e Pavarur e të Verbërve ka protestuar para Qeverisë së Kosovës ku kanë kërkuar zbatimin e Ligjit për personat me nevoja të veçanta dhe atyre të verbër, me theks të veçantë në punësim.

Ata kanë thënë se nëse Qeveria nuk ua plotëson kërkesat atëherë do të hyjnë edhe në grevë. Vetëm 3 persona nga kjo kategori janë të punësuar nga gjithsej 45 sa kanë kualifikime në studimet bachelor dhe master.

Drejtuesi i iniciativës, Halil Kurmeha ka thënë se diskriminimet nuk po ndodhin vetëm në sektorin privat, por edhe në atë publik. Kurmeha ka mohuar që arsye e mospunësimit të tyre të jetë kualifikimi jo i duhur.

Protestuesit thanë se qëllimisht kanë përzgjedhur edhe datën 24 mars, për të përkujtuar vitet pas fillimeve të bombardimeve të NATO-s ndaj pushtuesit serb.