Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të verbrit fillojnë grevën e urisë

Ashtu siç është paralajmëruar, Iniciativa e Pavarur e të Verbërve ka filluar grevën e urisë për shkak të, siç thonë përfaqësuesit e saj, mosreflektimit ndaj kërkesave të tyre nga institucionet shtetërore, raporton KTV.

Grevistët kanë kërkuar punë si dhe t'u krijohen libreza shtetërore që do t'ua mundësonin shërbime më të mira si për kontrolle mjekësore ashtu edhe për qasje më të lehtë në institucione.

Halil Kurmehaj ka treguar se edhe sot kanë pasur takim me përfaqësues të Qeverisë por nuk u është premtuar asgjë.

Nuk dihet se sa do të zgjasë greva por përfaqësues të Inciativës së Pavarur të të Verbërve kanë thënë se nuk do të ndalen.