Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të verbrit në grevë 24 orëshe

Iniciativa e pavarur e të Verbërve organizon grevë 24 orëshe për zbatimin e Kornizës Ligjore për Aftësinë e Kufizuar, me theks të veçantë për normat ligjore që sigurojnë punësimin e tyre.

Greva, sipas kësaj Iniciative, do të mbahet sot më 27 qershor.

“Të nderuar anëtarë dhe simpatizues të Iniciativës së Pavarur të të Verbërve, ju njoftojmë se, për shkak të mosreflektimit të autoriteteve shtetërore lidhur me kërkesat tona të shprehura në protestat tona të deritashme, Këshilli Organizativ i Protestës ka marrë vendim që më 27.06.2018, të hyhet në grevë të urisë”, thuhet në njoftimin e IPV-së.

Greva, me fillim në ora 11:30, do të mbahet në Qendër të Prishtinës, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe bëhet thirrje për pjesëmarrje në numër sa më të madh.