Iniciativa e Pavarur e të Verbërve ka filluar grevën e urisë për shkak të, siç thonë përfaqësuesit e saj, mosreflektimit ndaj kërkesave të tyre nga institucionet shtetërore, raporton KTV.
Greva e paralajmëruar si 24 orëshe, nuk dihet sa do të zgjasë, por kërkesa kryesore e tyre, mbetet punësimi.
Grevistët kërkojnë punësim, si dhe libreza shtetërore, të cilat do t'u mundësonin shërbime më të mira, si për kontrolle mjekësore, ashtu edhe për qasje më të lehtë në institucione.
Grevistët tregojnë se kanë pasur takim edhe me përfaqësues të Qeverisë, por nuk u është premtuar asgjë.