Për herë të tretë me radhë, Iniciativa e Pavarur e të Verbërve do të protestojë para Qeverisë së Kosovës, nesër në orën 12:00.
Qëllimi i tyre kryesor, siç njoftojnë ata, është zbatimi i Ligjit për Persona me Aftësi të Kufizuara, veçanërisht, Ligjit për të Verbër.
“Jemi të pa kënaqur nga mos zbatimi i këtij ligji, ne kemi vendosur të protestojmë deri në realizimin e qëllimit tonë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Protesta do të mbahet nesër më datë 01.05.2018 në orën 12:00, para Objektit të Qeverisë.
Motoja e protestës është “Ne kemi Dinjitet”, ndërsa kërkesat e tyre janë Punësimi dhe zbatimi i Ligjit për të Verbër.
Ndërkaq mbledhja e protestuesve do të bëhet nga ora 10:30 deri në orën 11:30, para Bibliotekës Kombëtare.
Edhe
Të verbrit protestojnë para Qeverisë
Kujtojmë se për të njëjtat kërkesa ata kishin protestuar edhe më herët, por s’pati ndonjë rezultat nga ana e Qeverisë.
Iniciativa e të Verbërve të Pavarur nesër në protestë, kërkojnë të mos diskriminohen