Të hënën pasdite do të mbërrijnë rreth 3500 vaksina anti-COVID të Pfizerit në Kosovë, si pjesë e donacionit të Bashkimit Evropian.
Ky do të jetë kontingjenti i radhës, që tashmë është bërë i përjavshëm, nga BE-ja për ta ndihmuar Kosovën.
KOHA nga burimet e veta ka mësuar se sot në sallën “1 Tetori” procesi i vaksinimit nuk ka filluar pasi ekipet mjekësore kanë kërkuar pushim. Vaksinimi do të vijojë normalisht nga dita e nesërme.
Paradite do të vaksinohen personat që kanë caktuar termin, ndërsa pasdite dozën e dytë do ta marrin mjekët që ishin vaksinuar më 20 dhe 21 mars në Kukës.
Artikuj të ngjashëm
-
Të hënën arritën në Kosovë edhe mbi 3.500 doza të vaksinës Pfizer
-
Sot pritet të arrijnë në Kosovë dhjetëra-mijëra vaksina të Pfizerit
-
Vaksinat anti-COVID nga SHBA-ja vijnë në mesditë në Kosovë
-
Në Kosovë arrijnë edhe mbi 106 mijë doza të vaksinës së Pfizerit
-
Më pak se 30,000 qytetarë të Kosovës i kanë marrë të dy dozat e vaksinës