Të hënën ka mbërritur në Kosovë një kontingjent me 3.510 vaksina të kompanisë Pfizer.
Kjo është pjesë e donacionit të Bashkimit Evropian për Kosovën.
Nga zyra e Komunikimit Publik të Ministrisë së Shëndetësisë kanë konfirmuar për KOHËN për ardhjen e këtij kontingjenti.
“MSH-ja ka pranuar mbrëmë kontingjentin e radhës prej 3510 vaksinave te Pfizer, pjesë e asistencës se BE-së për Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19”, i ka komunikuar MSH-ja KOHËS.
Gjithsej, Kosova do të përfitojë nga BE-ja rreth 95 mijë vaksina.
Deri më tash, Kosova ka përfituar mbi 62 mijë vaksina Astra Zeneca përmes programit COVAX dhe mbi 11.500 vaksina Pfizer, donacion i BE-së.
-
Mbi 100,000 vaksina që pritet të vijnë deri në fund të javës do të jenë Pfizer
-
Të hënën mbërrijnë edhe 3500 vaksina në Kosovë
-
Arrijnë mbi 3000 vaksina Pfizer në Kosovë nga BE-ja
-
4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer arrijnë sot në Kosovë
-
Kosova pranon sot mbi 515 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer nga SHBA-ja