Mbi 100.000 vaksinat të cilat pritet të vijnë në Kosovë si donacion nga programi COVAX, do të jenë Pfizer.
Zëdhënësja e UNICEF-it në Kosovë, Dafina Zuna, ka thënë për KOHËN se këto dozat “pritet të vijnë deri në fund të javës”, ndërsa ka konfirmuar se do të jenë të kompanisë Pfizer.
"Pritet deri në fund të javës të vijnë 100.620 doza të vaksinës Pfizer, donacion", ka thënë ajo.
Programi i UNICEF-it në Kosovë ka njoftuar gjatë ditës se saktësisht 100,620 doza të tjera të vaksinës do të vijnë në Kosovë.
Që nga arritja e kontigjentit të parë prej 24,000 dozave të vaksinave COVID-19 në muajin mars, Kosova ka pranuar në...
Posted by Unicef Kosovo Programme on Tuesday, May 25, 2021
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova pranon 38.400 vaksina nga COVAX-i, për pak javë edhe 521 mijë të tjera
-
Të hënën arritën në Kosovë edhe mbi 3.500 doza të vaksinës Pfizer
-
100 mijë doza “Pfizer” do të mbërrijnë në Kosovë deri në fund të majit
-
Arrijnë mbi 3000 vaksina Pfizer në Kosovë nga BE-ja
-
Kosova pranon sot mbi 515 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer nga SHBA-ja