Kosova ka pranuar sot edhe 38.400 doza të vaksinës “AstraZeneca” nga COVAX. Kjo është bërë e ditur nga UNICEF-i, që njoftoi se me dërgesën e katërt me radhë të këtij programi, në total numri i dozave të dhuruara për Kosovën ka mbërritur në 211 mijë doza të vaksinës COVID-19. Gjithashtu, është paralajmëruar edhe një dërgese prej mbi gjysmë milioni dozash të vaksinës “Pfizer”, që pritet të mbërrijë në javët e ardhshme.
“Një dërgesë tjetër prej 521,820 dozave të vaksinës Pfizer-BioNTech do të arrijë në javët e ardhshme. Me vaksinat e dorëzuara deri më sot dhe arritjen e vaksinave tjera në javët e ardhshme, UNICEF-i përmes COVAX-it do të mbulojë 20% të popullsisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.
-
Arrijnë 100 mijë vaksina “Pfizer”
-
Mbi 100,000 vaksina që pritet të vijnë deri në fund të javës do të jenë Pfizer
-
Sot në Kosovë arrijnë edhe 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca
-
Arrijnë mbi 3000 vaksina Pfizer në Kosovë nga BE-ja
-
62.400 doza të vaksinës së AstraZenecas pritet të arrijnë të mërkurën në Kosovë