Trupi i pajetë i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, është kthyer në mëngjes nga Turqia. Më pas, arkivoli i tij u vendos për homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.
Homazhe bënë krerë institucionesh, bashkëpunëtorë, përfaqësues diplomatikë, familjarë dhe qytetarë. Pas homazheve, nën organizim të Qeverisë së Kosovës, u mbajt mbledhje komemorative për nder të ish-kryeministrit Rexhepi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova humbi një burrështetas të çmuar.
Edhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, e çmoi lart figurën e ish-kryeministrit Rexhepi. Para të pranishmëve foli edhe vajza e ish-kryeministrit Rexhepi, Vanesa. Ish-kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, u nda nga jeta të hënën në një spital në Turqi. Ai ishte zgjedhur kryeministër i parë pas zgjedhjeve të para të pasluftës.