Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kronikë e KTV-së nga ceremonia e varrimit të Bajram Rexhepit

Familjarë dhe qytetarë të shumtë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, kanë bërë homazhe para arkivolit të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Nën përcjelljen e gardës së FSK-së, ish-kryetarin e Mitrovicës, e nderuan edhe shumë bashkëpunëtorë të tij.

Pas disa orë homazhe, liderë shtetërorë dhe shumë qytetarë, kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit në varrezat e dëshmorëve në Shipol. Para të pranishmëve, kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se ishte humanist dhe trim i madh. Ndërkaq, bashkëvendësi i tij, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Bajram Rexhepi ishte shembull se si punohet për kombin. Varrimi i Bajram Rexhepit, i cili vdiq në një klinikë në Turqi, është bërë me ceremonitë më të larta shtetërore.

Artikuj të ngjashëm