Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, pas vdekjes, është nderuar me Medaljen Presidenciale nga Hashim Thaçi. Këtë medalje e ka pranuar e veja e Rexhepit së bashku me vajzën.
“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, e dekorova ish-kryeministrin e Kosovës dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Bajram Rexhepin, njeriun human që me përkushtimin e tij shëroi shumë plagë lufte”, ka shkruar Thaçi.
“Bajram Rexhepi ishte kryeministri i parë i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës. Ai dha kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe ishte gjithmonë në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Tri vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit, kryeministrit të parë të Kosovës
-
Thaçi e Haradinaj përkujtojnë ish-kryeministrin Rexhepi
-
Dy vite nga vdekja e ish-kryeministrit, Bajram Rexhepit
-
Të gjitha nderimet dhe fjalimet që u bënë për ish – kryeministrin e ndjerë Rexhepi
-
Medalje Presidenciale pas vdekjes për prindërit e Fehmi e Xhevë Lladrovcit