Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të enjten disa zona rreth tetë orë do të mbesin pa energji elektrike

energji

KOSTT ka njoftuar se të enjten nga ora 8:30 deri në orën 16:00 do të bëhet çkyqja e largpërçuesit 10kV në Shkabaj, që lidhë nënstacionin Kosova A me nënstacionin Vushtrria 2.

Sipas KOSTT, gjatë kohës së intervenimit, të gjithë qytetarët dhe institucionet që furnizohen me energji elektrike nga dalja 10kV Shkabaj, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Intervenimi në fjalë, do të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës si dhe në sigurinë e shkëmbimit të të dhënave përmes OPGW”, thuhet nga KOSTT.