Mëngjesin e sotëm janë arrestuar në veri të Mitrovicës, katër të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Të arrestuarit pas aksionit të sotëm në veri do të sillen para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar prokurori special, Sylë Hoxha.
“Gjithçka rreth këtij rasti do të organizohet në Prishtinë sepse edhe urdhri është lëshuar nga Gjykata në Prishtinë”, tha Hoxha.
Për vrasjen e Oliver Ivanoviq sipas Policisë së Kosovës është i dyshuar edhe Milan Radoiçiq, i cili sot edhe pas bastisjes së shtëpisë së tij nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës nën mbikëqyren e Prokurorisë Speciale nuk është arrestuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të arrestuar për vrasjen e Ivanoviqit në veri të Mitrovicës
-
Shtyhet seanca në rastin e vrasjes së Ivanoviqit
-
Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
-
Sot vazhdon procesi gjyqësor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
-
Nis në Prishtinë gjykimi për Ivanoviqin, të akuzuarit mohojnë përfshirjen në vrasje