Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të akuzuarit për sulmin terrorist ndaj KKZ-së në veri thonë se s’ka prova ndaj tyre

Të akuzuarit për sulmin terrorist ndaj KKZ-së në veri thonë se s’ka prova ndaj tyre

Avokatët dhe të akuzuarit për sulmin terrorist në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut në dhjetor të 2022-s, kanë pretenduar se ata janë duke u akuzuar pa prova. 

Ne seancën gjyqësore që është mbajtur të premten, në rastin ku të akuzuar janë Milun Milenkoviq – i njohur si Llune, Dejan Pantiq, Miomir Vakiq dhe Aleksandar Vlajiq, mbrojtja dhe të akuzuarit në fjalën e tyrë përfundimtare e kanë akuzuar prokurorinë për hetime të pamjaftueshme dhe aktakuzë të pabazuar në prova. 

Avokati i Aleksandar Vlajiqit, Millosh Deleviq, ka thënë se hetimet për këtë rast janë të pamjaftueshme.

Ai ka thënë se klienti i tij akuzohet bazuar në tri prova, që sipas tij janë të paqëndrueshme. 

I akuzuari Vlajiq ka thënë se pajtohet me avokatin e tij. 

“Nga fillimi i procedure unë flas vetëm të vërtetën dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk i kam kryer këto vepra penale, me të cilat ngarkohem në këtë lëndë. Nuk jam i përfshirë, nuk kam qenë në këto sulme të cilat kanë ndodhur në këtë datë. Nuk kam qenë pjesë e grupit, nuk ka qenë vet grupi dhe nuk kam ndihmuar në asnjë mënyrë këtë grup”, është shprehur ai.

Edhe Të akuzuarit dhe avokatët kërkuan lirim nga akuza për sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në veri LAJMET E MBRËMJES Të akuzuarit dhe avokatët kërkuan lirim nga akuza për sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në veri

Lubomir Pantoviq - avokat i të akuzuarit Dejan Pantiq, ka thënë se aktakuza është rezultat “i një hetimi të një hetuesie të dobët”.

Më 2 korrik në fjalën përfundimtare, prokurorja speciale Fikrije Fejzullhu, ka thënë se provat materiale dhe dëshmitë e paraqitura e kanë vërtetuar fajësinë e të akuzuarve, teksa e ka theksuar rëndësinë e dënimit meritor për t’i parandaluar sulmet e ngjashme.