Arbëri

“Llune” mbrohet në heshtje për akuzat për sulm terrorist

“Llune” mbrohet në heshtje për akuzat për sulm terrorist

Milun Milenkoviq që njihet me nofkën “Llune” është mbrojtur në heshtje lidhur me akuzat për sulm terrorist ndaj zyrës së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut.

Llune është një nga katër serbët që akuzohen për sulm me granatë dhe mjete të tjera shpërthyese ndaj zyrës së KKZ-së.

Në seancën gjyqësore të mbajtur më 2 maj janë prezantuar fotografi, videoincizime e biseda. Prokurori special, Bekim Kodraliu, pati prezantuar 14 raporte të Policisë, të cilat sipas tij e vërtetojnë koordinimin mes të akuzuarve gjatë kryerjes së sulmit.

“Ky është një ndër komunikimet që Aleksandër Vllajiqi i jep se si do të veprohet në ditën kur do të hapet zyra e KKZ-së, në Mitrovicë. Në këto biseda ai thotë se, në mëngjes do të vijnë zotërinjtë nga KQZ-ja dhe jo sonte. Ka qenë i njoftuar edhe për vizitën që do e bëjnë zyrtarët në zyrën që gjendet në veri”, pati thënë Kodraliu.

Në provat e Prokurorisë është treguar se i akuzuari Milenkoviq ka kërkuar të shtihet me armë në drejtim të tij dhe të veturës së Policisë, në rast se arrestohet.