Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të ulin tensionet e të demonstrojnë udhëheqësi të përgjegjshme.
Tanin ka thënë se veprimet e njëanshme bartin rrezikun e përshkallëzimit dhe se duhet të shmangen në interesin e paqes, sigurisë dhe sigurisë së popullsive.
“Ju bëj thirrje të gjitha palëve të demonstrojnë udhëheqësi të përgjegjshme dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shmangur tensionet përmes procesit të dialogut politik”, tha Tanin.
Artikuj të ngjashëm
-
Përfaqësuesi i UNMIK-ut thirrje Kosovës e Serbisë: Shmangni masat që mund të gërryejnë mirëbesimin
-
Stano: Kosova t’i evitojë veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që mund t’i rrisin tensionet
-
UNMIK-u në Këshillin e Sigurimit: Zotimet e Kosovës dhe Serbisë të shoqërohen me veprime
-
Shefja e UNMIKU-t, Ziadeh: Situata në veri mund të përshkallëzohet
-
Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në procesin e dialogut