Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se autoritetet e Kosovës duhet të evitojnë çdo veprim të njëanshëm dhe hapa të njëanshëm e të pakoordinuar që mund të kontribuojnë në rritje të tensioneve edhe më tepër.
Stano në konferencë për media është pyetur lidhur me mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri dhe ftesës së pesë zyrtarëve të Listës Serbe nga Policia e Kosovës për intervistim mbi dyshimin për “falsifikim të dokumenteve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne kemi një situatë që edhe ashtu është tashmë shumë e paqëndrueshme, e shqetësimi ynë kryesor është...e ky është mesazhi kryesor për autoritetet e Kosovës – të evitojnë çdo veprim e hapa të njëanshëm e të pakoordinuar që kontribuojnë në rritje të tensioneve dhe përshkallëzimin edhe më tepër të tensioneve. Kështu që po angazhohemi me partnerët në Kosovë, po u dërgojmë mesazhe dhe shpresojmë që të jemi në gjendje të zgjidhim më në fund këto çështje, t’i zgjidhim aty ku i takon – në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha Stano.