Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka komentuar vizitën e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin në Rusi ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin.
Stano tha se mbajtja e lidhjeve me Rusinë s'përputhet me vlerat e BE-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë takimit në Rusi, Vulin tha se Serbia me Aleksandar Vuçiqin kurrë s’do t’i vë sanksione Rusisë e as nuk do të bëhet pjesë e NATO-s.
“Bashkimi Evropian dëshiron të llogarisë të gjitha vendet kandidate si partnere të besueshme evropiane që ndajnë parime, vlera, siguri dhe përparim të përbashkët. Bashkimi Evropian ka qenë i qartë me partnerët e tij: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale për shkak të luftës së agresionit të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Stano për “N1”.
Putin e ftoi presidentin serb Vuçiq në Samitin e BRICS.
Vuçiq të enjten e ka falënderuar Putinin për ftesën dhe tha për këtë do të flasë rreth 10 tetorit.