Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm, Caroline Ziadeh, në fjalimin e saj të fundit në Këshillin e Sigurimit, ka deklaruar se udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi duhet të ndërmarrin hapa të përgjegjshëm lidhur me zotimet që i kanë bërë në marrëveshjet e fundit.
Duke folur në lidhje me marrëveshjet e rëndësishme të arritura nga palët, shefja e UNMIK-ut u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit në raportimin e saj të fundit për Kosovën, që mbahet dy herë në vit, se mungesa e një përkushtimi të dukshëm nga liderët politikë mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në stabilitetin rajonal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përqendrimi i vazhdueshëm i vëmendjes në parimet dhe deklaratat e pohuara bashkërisht më 27 shkurt në Bruksel dhe të shtjelluara më tej më 18 mars në Ohër, duhet të shoqërohen me udhëheqje të guximshme”, ka thënë ajo.
Në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Komunikim e UNMIK-ut, thuhet se ajo ka inkurajuar liderët që të komunikojnë qartë me zgjedhësit e tyre mbi çështjet që prekin jetesën, paanshmërinë e institucioneve gjyqësore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Ajo ka përmendur edhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 23 prillit në katër komunat veriore të Kosovës, ku u bëri thirrje liderëve dhe institucioneve të zgjedhura që të përmbushin interesat e të gjitha komuniteteve.
Ziadeh ka vlerësuar se një deklaratë e përbashkët për personat e zhdukur do të mundësonte rifillimin e bashkëpunimit të plotë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Grupin Punues për Personat e Zhdukur.
"Kjo do t'u siguronte familjarëve nga të dyja palët, mundësinë të marrin përgjigje për më të dashurit e tyre”, ka theksuar ajo.
Lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Ziadeh bëri thirrje për shqyrtim të draft-statutit.