Përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë thirrje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të mbajnë integritetin e procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Sipas saj, dialogu dhe kompromisi janë rruga e vetme e qëndrueshme drejt stabilitetit, prosperitet dhe sigurisë për të gjithë.
“Është tejet e rëndësishme që të promovohet një klimë e favorshme për dialog të mirëfilltë. Palët duhet të punojnë me mirëbesim për të adresuar çështjet e pazgjidhura, duke kapitalizuar angazhimin e 11 viteve të fundit dhe duke siguruar që të ndërtohet mbi të arriturat me mund në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Ziadeh.