Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë së re. Në postimin urues, thuhet që presin me padurim të punojnë ngushtë me të gjitha palët e interesuara për paqe e siguri.
Inkurajohet edhe angazhimi në vazhdimin e dialogut
“Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, mirëpret themelimin e Kuvendit të ri të Kosovës dhe formimin e qeverisë së re. PSSP përgëzon popullin dhe institucionet e Kosovës për procesin paqësor dhe gjithëpërfshirës. PSSP pret me padurim të punojë ngushtë me të gjitha palët e interesuara për të çuar përpara paqen, sigurinë dhe prosperitetin. Ai inkurajon dialogun dhe angazhimin e vazhdueshëm”, thuhet në postimin e UNMIK-ut në Facebook.
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Raporti i UNMIK-ut rithekson nevojën që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
-
Ambasada amerikane: Presim të punojmë me Qeverinë e re drejt prioriteteve të përbashkëta
-
Kallas pas formimit të Qeverisë paralajmëron takim në dialogun Kosovë-Serbi
-
Danezi Peter Due emërohet shef i UNMIK-ut