Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix, ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku ka takuar përfaqësues të institucioneve dhe komunitetit diplomatik.
Lacroix, së bashku me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Peter Due, u takua me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit të UNMIK-ut, gjatë diskutimeve u vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe progresi i arritur, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit.
Po ashtu u konfirmua mbështetja e zyrtarit të lartë të OKB-së për dialogun Kosovë-Serbi.
“Gjatë diskutimeve u vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe progresi i arritur, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit. Lacroix riafirmoi mbështetjen për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut për forcimin e sundimit të ligjit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve”, thuhet në njoftim.