Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Borrell: Paqja në rajon arrihet vetëm nëpërmjet normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

DIALOGU KOSOVË-SERBI

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm nëpërmjet normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Twitter, Borrelli ka lajmëruar për takimet që ka pasur në Munih me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rruga drejt kësaj shkon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar ai në Twitter.

Pas takimit të një dite më parë, kryeministri Kurti ka përsëritur kërkesën që marrëveshjet e dakorduara me Serbinë të nënshkruhen dhe që Kosovës t’i hiqen masat e vëna nga Bashkimi Evropian.