Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që po mbahet për Kosovën, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të marrin masa depërshkallëzuese.
Ziaden nisi fjalimin e saj duke përmendur sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
"Është thelbësore që hetimet që po zhvillohen aktualisht të ofrojnë mundësinë për të dokumentuar me fakte këto ngjarje dhe për t’i mbajtur autorët përgjegjës”, tha Ziadeh.
Ziadeh përmendi edhe takimin e 14 shtatorit në Bruksel duke thënë se nuk prodhoi konsensus.
"Kjo ishte një mundësi e humbur për t'u angazhuar në mënyrë konstruktive drejt një programi për zbatimin e angazhimeve përkatëse të palëve sipas marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër në fillim të këtij viti”, tha Ziadeh.
Ajo tha se shpreson që vizitat e “pesëshes së madhe” në Prishtinë e Beogradit më 21 tetor, do të ketë rezultat.
Edhe
Shefja e UNMIK-ut kërkon transparencë në hetime dhe llogaridhënie për sulmin e Banjskës
"Ngërçi aktual politik, me ndikimin e tij në sigurinë dhe mirëqenien e popullatës, mund të tejkalohet vetëm përmes kompromisit që duhet të arrihet në Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Ziadeh.
Ziadeh tha se e vetmja rrugë përpara është dialog.
-
Shefja e UNMIKU-t, Ziadeh: Situata në veri mund të përshkallëzohet
-
Raporti i UNMIK-ut rithekson nevojën që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
-
Përfaqësuesi i UNMIK-ut thirrje Kosovës e Serbisë: Shmangni masat që mund të gërryejnë mirëbesimin
-
BE-ja e shqetësuar se kryerësit e sulmit të Banjskës në vend të dënimit marrin pjesë në protesta në Serbi