Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi sot se taksa e Kosovës për mallrat serbe ka vetëm një qëllim - që të dëmtojë Serbinë dhe se nuk ka ide të tjera politike dhe parime prapa vendimit të Prishtinës.
Duke komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj se politika e taksave ka pasur fryt pasi i ka shkaktuar dëme ekonomisë serbe, Gjuriq tha se kjo tregon edhe një herë se çfarë ishte motivi për vendosjen e këtyre taksave dhe shtoi se Prishtina është kundër çdo lloj dialogu dhe kompromisi.
“Me këtë, Hoxhaj ka konfirmuar se të gjitha tregimet rreth asaj se si Prishtina dëshiron dialog dhe normalizim janë të zbrazëta, pasi me gjithë këtë që kanë bërë dëshmuan se vetëm duan t’i shkaktojnë sa më shumë dëme Serbisë dhe serbëve në Kosovë”, tha ndër tjera Gjuriq.
-
Sipas Gjuriqit, Serbia humbi 500 milionë euro nga taksa e Kosovës
-
Serbia e lut SHBA-në që ta bindë Kosovën
-
“E tërë Serbia është me serbët e Kosovës”
-
Gjuriqi thotë se s’ka dialog në Bruksel pa tërheqjen e vendimit për taksë ndaj mallrave serbe
-
Gjuriqi i prerë: Në Washington Serbia do të negociojë vetëm rreth ekonomisë