Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka konfirmuar për Koha.net një takim të liderit të kësaj partie Ramush Haradinaj me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Nitaj ka thënë se në këtë takim është biseduar për krijimin e institucioneve dhe rolin që mund të ketë Pacolli dhe AKR-ja në këtë proces.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPacolli dhe Haradinaj janë takuar një ditë para seancës konstitutive. Nitaj ka thënë se ka pasur një dakordim mes dy liderëve partiakë.
“Ka pasur një dakordim ndërmjet Haradinajt dhe Pacollit për nevojën urgjente të krijimit të institucioneve”, ka deklaruar ai.
Nitaj nuk ka dashur të flasë për ndonjë marrëveshje konkrete. “Nuk dua të spekuloj sepse edhe ashtu ka pasur shumë spekulime këto ditë”, ka shtuar ai.
Pacolli gjatë ditës është takuar edhe me deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.