Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN-AKR Ramush Haradinaj tha se sot janë takuar me partnerët e koalicionit për t’u konsultuar ndërmjet vete dhe se ishte dashur që këtë javë të krijohen institucionet e reja.
Megjithatë, Haradinaj nuk dha ndonjë datë se kur mund të konstitutohen institucionet përveç se, sipas tij, ato do të formohen shumë shpejt, raporton KP.
Takimi është mbajtur në hotelin e Behgjet Pacollit ku prezentë kanë qenë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ai i Nismës, Fatmir Limaj si dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj thotë se javën që vjen do të intensifikojë punët për formimin e Qeverisë
-
Lekaj: Po bisedojmë edhe me parti edhe me deputetë për t’i bërë shpejt institucionet
-
Haradinaj: Seanca ose në fund të kësaj jave, ose javën tjetër
-
“Takohen Haradinaj, Veseli e Pacolli”
-
Haradinaj: Jemi në konsulta me AKR-në