Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka demantuar lajmin për një takim në mes tij dhe Ramush Haradinajt e Kadri Veselit.
Pacolli ka sqaruar mbrëmë në Facebook, se "në këto momente", sapo ka dalë nga një aheng familjar, duke i quajtur spekulim lajmet që kanë qarkulluar në media për takimin e orëve të vona në rezidencën e tij.